Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Lajme jo të mira për fundjavën/ Ditëve me diell i vjen fundi, rikthen reshjet e shiut dhe shtrëngatat

Lajme jo të mira për fundjavën/ Ditëve me diell i vjen

Ditëve të bukura me mot të kthjellët dhe diell duket se u vjen fundi gjatë kësaj fundjave, pasi mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e nesërme, në orte para dhe gjatë pjesë së parë të ditës, do të nis me diell, por vranësirat do të shtohen në pjesën e dytë të ditës, më të përqendruara në zonën e veriperëndimit.

Në mesnatën e ditës së diel nisin reshjet e shiut të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

Lajme jo të mira për fundjavën/ Ditëve me diell i vjen

Reshjet do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike ku reshjet do të humbasin intensitet.

Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore