Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vijojnë shifrat e frikshme, 6 viktima të tjera nga Covid në 24 orë

Vijojnë shifrat e frikshme, 6 viktima të tjera nga Covid në 24

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 531 testime për Covid-19, ku kanë rezultuar 127 raste pozitive.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore