Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Shkarkohet Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ja kush do ta zëvendësojë

Shkarkohet Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ja kush do ta

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka njoftuar pak minuta më parë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano është shkarkuar me arsyetimin se nuk ka përmbushur objektivat. Ish-kreu i Antiterrorit që u emërua me bujë një vit më parë, është shkarkuar sot nga detyra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Momentalisht këtë post do ta marrë nëndrejtori i Policisë, Tonin Vocaj.

“Përshëndetje sot qeveria mori vendim për shkarkimin e Drejtorit të përjgithshëm të Policisë. Shkarkimi lidhet me mospërmbushjen e objektivave që lidhet me punën e ngarkuar ndaj drejtorit të Policisë. Kryesisht me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit. Për momentin detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe do t’ju lajmërojmë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit,”- tha Çuçi.

Çuçi ka njoftuar në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, se në krye të SHISH, është vendosur  Olian Tanushi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore