Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E rëndë, vdesin 4 persona nga Covid-19, 119 raste të reja në 24 orët e fundit

E rëndë, vdesin 4 persona nga Covid-19, 119 raste të reja në

Ministria e Shëndetësisë në daljen e sotme publike njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën  4 persona. 

"Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve," tha Dr. Eugena Tomini në deklaratën për shtyp.

Ministria e Shëndetësisë i bëri thirrje qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore