Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gara me mjetet sportive kthehet në tragjedi në Durrës! 40-vjeçari vdes pas përplasjes

Gara me mjetet sportive kthehet në tragjedi në Durrës!

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në Shijak. Burime nga policia bëjnë me dije se dy automjete sportive janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë ka humbur jetën 40-vjeçari me iniciale A. M., nga Fieri. 

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti tragjik, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe manovrat e rrezikshme gjatë garës. 

"Durrës/Informacion paraprak- Në fshatin Pjesës, Shijak, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

Ndër të tjera policia njofton se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore