Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Edi Rama shkarkon Arben Ahmetajn

Edi Rama shkarkon Arben Ahmetajn

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, nga ky post si dhe nga ai i Ministrit të Shtetit për Rindërtimin pas tërmetit.

Bëhet e ditur se kreu i qeverisë ka kërkuar që në postin e zëvendëskryeministrit të emërohet Belinda Balluku.

Këtë e ka zbuluar përmes një postimi në “Twitter”, ku Rama sqaron se tashmë, sfidë për vendin tonë mbetet energjia dhe infrastruktura, për të cilat thotë se do të jenë në vëmendje të zëvendëskryeministrit, ndaj ka zgjedhur Ballukun për këtë detyrë.

Edi Rama shkarkon Arben Ahmetajn

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit. Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon” – shkruan Rama në “Twitter”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore