Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

E rëndë në Pogradec, djali godet për vdekje me thikë nënën

E rëndë në Pogradec, djali godet për vdekje me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Një djalë ka goditur me thikë nënën e tij 70-vjeçare, e si pasojë ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas rreth orës 18:10, bën me dije policia.

Sipas autoriteteve, thuhet se djali është me probleme mendore. 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Njoftimi i policisë

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka goditur me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore