Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Abuzoi me tenderat, merret vendimi për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

Abuzoi me tenderat, merret vendimi për ish-kryebashkiakun e Lushnjës,

Akuzohej për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat, GJKKO shpall dënimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

Prej orës 13:00 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vazhdonte seanca për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe.

Gjykata pritet të japë vendimin lidhur me hetimet e SPAK për abuzim me tenderat dhe detyrën. Në pretencë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion fillimisht kërkoi dënimin me 5 vite burg për Tushen. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ish-kryebashkiakut iu reduktua dënimi në 3 vite e 4 muaj.

Gjithashtu, dënim plotësues për ish-kryebashkiakun është edhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, por mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i GJKKO-së.

Pretenca e SPAK për Tushen dhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Lushnjës:

Fatos Tushe 5 vjet burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj)

Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj

Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj

Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Pezullohet ekzekutimi i dënimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)

Leonard Sefa  2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

Gazmend Çela  2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj

Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj

Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj

Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj

Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj

Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj

Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit

Vilma Zhupa 1 vit 6 muaj/ 1 vit

Ibrahim Lami 2 vjet 3 muaj / 1 vit 6 muaj

Gjergji Mëhilli  1 vit / 8 muaj

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore