Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

51 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, ja sa persona humbën jetën

51 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, ja sa persona

Janë kryer 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore