Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

2 të vdekur nga Covid-19, 108 raste të reja në 24 orët e fundit

2 të vdekur nga Covid-19, 108 raste të reja në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 është 2.

"Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve", njofton MSH. 

Ndërkohë në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gjithashtu se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore