Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Laçko (Nazarko) i thur lavde Ramës: Je më i madh se Ali Pashë Tepelena, ke bërë revolucione!

Laçko (Nazarko) i thur lavde Ramës: Je më i madh se Ali

Analisti Shpëtim Nazarko nuk është kursyer në lëvdata ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti edhe më të madh se Ali Pashë Tepelena.

Nga studio e OPEN në Top Channel, Nazarko vlerësoi rolin e kryeministrit Edi Rama në tentativën për normalizimin e marrëdhënieve Greqi-Turqi, duke e quajtur si një lider “aktmadh”, të cilin "e vlerëson shumë" pavarësisht qëndrimeve të opozitës.

Sipas Nazarkos, Rama ka bërë një aleancë “të klasit të parë me Turqinë”, ndërsa e vlerësoi kryeministrin edhe për “relaksimin” e marrëdhënieve me Greqinë.

Nazarko i tha 'me plot gojën' Ramës se 'ishte krenar për të' dhe se 'kishte bërë revolucion'.

“Ta quaje si të dojë opozita kryeministrin lajmës, ndërmjetës, unë e vlerësoj aktmadh. Unë e vlerësoj shumë pritjen që të ka bërë Turqia. Jam krenar për ty dhe e them me plot gojën që ti ke bërë revolucion njësoj si Ali Pashë Tepelena kur u përplas Anglia me Rusinë për të bërë atë bllokadën kontinentale. Unë ta vlerësoj në maksimum. Edhe aleanca me Turqinë është e klasit të parë, janë lehtësuar edhe marrëdhëniet me Greqinë”, tha Nazarko në Open.

Analiza lavdethurëse e Nazarkos solli edhe reagimin e ashpër të analistit Agron Gjekmarkaj, i cili e quajti Nazarkon një “magazinë badallëqesh dhe folklori”.

“Je tipik një magazinë budallëqesh dhe foklori, hall që ka ngel Rama ta mbrosh ti”, iu drejtua Gjekmarkaj analistit. / Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore