Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

La pas dy fëmijë/ Çfarë ndodhi me Artan Zymberin, 28-vjeçarin shqiptar që vdiq në burgun serb

La pas dy fëmijë/ Çfarë ndodhi me Artan Zymberin,

Artan Zymberi, shqiptari nga Kosova i cili jetonte në Norvegji, ka ndërruar jetë teksa ndodhej në një burg në Serbi më 27 nëntor.

28 vjeçari, baba i dy fëmijëve nga martesa me bashkëshorten e tij, po vuante një dënim prej mbi 3 vitesh burg për trafik droge. Sipas autoriteteve, shkak për vdekjen e tij është bërë “helmim i gjakut si pasojë e ithatit në lukth”, arsye që përshkruhet dhe në raportin e autopsisë që iu dorëzua familjarëve.

Familjarët e Artanit besojnë se kjo nuk është e vërtetë dhe janë të bindur që shteti serb e vrau familjarin e tyre. Për këtë arsye kanë kërkuar një autopsi të dytë për të zbuluar arsyet reale të vdekjes së familjarit.

Por, cili është versioni i burgut ku ai po mbahej, “Sremska Mitrovica”?

Ata në një raport të gjatë që kanë dërguar për këtë rast, kanë dhënë edhe detaje se pse ai po mbahej në burg.

“I dënuari Zumberi Artan ishte duke vuajtur dënimin me burg në ‘Sremska Mitrovica’ për veprën penale 246 paragrafi 1 (prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve). Ai u dënua me vjet e tetë muaj sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në ‘Sremska Mitrovicë’, me numër SPK. 22/21. E njëjta gjykatë e ka mbajtur në paraburgim në ‘Sremska Mitrovica’ nga 29 prilli 2021. Personi ka filluar të vuajë dënimin me burg në këtë institucion në datën 03.02.2022”, thuhet në përgjigjen e burgut.

Gjatë kësaj jave një familjar i Zymberit ka thënë se autopsia në Serbi ka konstatuar se i ishte helmuar gjaku pro ata nuk e besojnë këtë dhe dyshojnë për vrasje.

"Nuk i besojmë konstatimeve të tyre. Për këtë arsye obduksioni do të bëhet sërish. Do të bëhet në Norvegji”, tha familjari.

Ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë tha për REL se ka kërkuar informacione lidhur me rrethanat e vdekjes së Zymberit nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë.

“Deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë, me të cilën e konfirmojnë rastin”, tha MPJD.

Lidhur me këtë rast, sipas Ministrisë serbe të Drejtësisë, u njoftua edhe policia serbe, e cila ka kryer një hetim dhe ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Publike në Sremska Mitrovicë. Kjo e fundit urdhëroi që trupit t’i bëhet autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Novi Sad. Gjetjet e autopsisë u dorëzuan në prokurori, por, aktualisht, nuk janë të qarta për publikun.

Përfaqësuesi ligjor, si dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Serbi u informuan për vdekjen e Zymberit. Familja e mori trupin e tij më 6 dhjetor, sipas Ministrisë serbe të Drejtësisë. Familjarët e të ndjerit thanë se atyre nuk u është dhënë mundësia ta takojnë apo kontaktojnë Zymberin. Por, Ministria serbe tha se i hedh poshtë “të gjitha gënjeshtrat e përhapura nga individë përmes rrjeteve sociale për këtë rast".

Shtohet se Zymberin e kanë vizituar përfaqësues të Ambasadës norvegjeze në Beograd. Asaj iu drejtua burgu në Sremska Mitrovicë për të ofruar mbështetje psiko-sociale, pasi Zymberi nuk kishte pranuar të komunikonte me punonjësit e institucionit, e as me mjekun dhe të tjerët. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore