Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kuvendi zgjedh me 98 vota kreun e ri të Komisionit të Prokurimeve, shtyhet afati i rivlerësimit të pasurive

Kuvendi zgjedh me 98 vota kreun e ri të Komisionit të Prokurimeve,

Parlamenti ka votuar me 98 vota pro emrin e Jonaid Myzyri si Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Emërimi i tij erdhi pasi qeveria shkarkoi Evis Shurdhës nga posti i kryetares së Komisionit të Prokurimit Publik një vit para mbarimit të mandatit.

Qeveria i kishte dërguar Parlamerntit listën me pesë kandidatë më këto renditje.1. Joniad Myzyri 78 pikë; 2. Nikollaq Neço 78 pikë; 3. Klodian Gllava 73 pikë; 4. Arlinda Pogaj 72 pikë; . Denis Martopullo 65 pikë.

Emrat e paraqitur nga qeveria kaluan për shqyrtim në komisionin e Ligjeve dhe më pas për votim në seancën e Parlamentit.

Në përfundim të seancës dëgjimore dhe pas diskutimit në komision, z. Manja parashtroi se Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do ti propozojë seancës plenare vetëm një kandidat për votim, atë të z. Jonaid Myzyri, i cili sipas relatores dhe diskutimit të deputetëve të komision lidhur me secilin prej kandidatëve, plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, por ka dhe performancën dhe njohuritë e duhura në fushën përktaëse për të qenë Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Propozimi i relatores u hodh në votim dhe u miratua nga shumica e deputetëve të pranishëm në mbledhje.

Votimi i ligjeve të tjera, rivlerësimi i pasurisë dhe aktet normative

Në seancën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka votuar disa projektligje të rëndësishme. Deputetët miratuan aktin normativ që parashikon penalizimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë, te nxjerra nga organet kompetente, me dënimin me gjobë 700 000 mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse.

Për shkak të pandemisë Kuvendi vendosi që të shtynte afatin për aplikimin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri në datën 31 dhjetor 2020. Gjithashtu Kuvendi në situatën e krijuar për qytetarët që nuk kanë mundësi për marrjen e shërbimeve, ku kërkohet paraqitja e një letërnjoftimi të vlefshëm miratoi propozimin që afati i vlefshmërisë të zgjatet deri në përfundimin e gjendjes se epidemisë. Po ashtu Kuvendi miratoi projektligjin që që afati për dokumentin e letërnjoftimit për personat e moshës mbi 75 vjeç të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë.

Një tjetër projektligj i miratuar ishte ai për sektorin e turizmit, që sqaron se operatorët turistikë do të duhet të rimbursojnë turistët brenda një viti ose t’u kthejnë shumën mbrapsht. "Qëllimi i këtij projekt- akti, është mbrojtja e konsumatorit, që kanë prenotuar dhe paguar nëpërmjet operatorëve turistikë.

Pagesat do të jenë detyrim i kompanive, të realizohen brenda të njëjtës kosto. Dhe nëse operatorët nuk e kryejnë këtë, atëherë kthehen paratë. Vendoset një raport i qartë ligjor me këtë vendimmarrje mes konsumatorit dhe operatorëve turistikë. Konsumatorët do të donin të kalonin ditët e pushimit kur kishin prenotuar, por është e pamundur prej pandemisë" tha ministri Klosi.

Votimet e sotme

Miratohet me 85 vota pro raporti i veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2019

Miratohet me 81 vota pro raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2019

Miratohet me 80 vota pro raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2019.

Miratohet me 86 vota pro akti normativ nr. 24, datë 27.05.2020, “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”

Miratohet me 91 vota pro akti normativ nr. 25, datë 10.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”.

Miratohet me 86 vota pro akti normativ nr. 26, datë 10.06.2020, “Për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit”.

Miratohet me 95 vota pro projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash.

Miratohet me 82 vota pro projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.

Miratohet me 86 vota pro projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”.

Rrëzohet me 84 vota dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.510, datë 15.06.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 62/2020, “Për tregjet e kapitalit”.

Miratohet me 83 vota pro projektvendimi “Për strukturën, organikën dhe nivelin e pagave për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Miratohet me 84 vota pro projektvendimi “Për deklarimin e përfundimit të veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Koordinimit, Monitorimit dhe Ndjekjes së Zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Miratohet me 97 vota pro Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 100/2017 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme” të ndryshuar”.

Me 94 vota pro Jonaid Myzyri zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore