
Kuvendi më 11 apo 18 dhjetor?! Zheji: Berisha përçan PD
Një parti me dy kuvende është tashmë një fakt, sepse Berisha me firmat që pretendon e ka lajmëruar Kuvendin pas foltoreve në 11 dhjetor, ndërsa kryedemokrati Basha në 18 dhjetor. Analisti Artur Zheji në studion e emisionin “Open” iu përgjigj edhe politikanes Jozefina Topalli. “Zonja Topalli bën politikë”, tha Zheji.
Ai shtoi se ndërhyrja e Berishës i jep një shans të madh Ramës, që sipas tij përfiton shumë nga kjo, për shkak se PD del e përçarë, duke siguruar pushtetin e tij.
Një ndër faktorët që mund ta avantazhojë Bashën në rrugën e tij politike është përkrahja ndërkombëtare. Opozitës i duhet doemos të përfshihet në një betejë institucionale për të arritur një sërë kërkesash të rëndësishme, përfshi këtu edhe ndryshime kushtetuese, të cilat nuk mund të bëhen pa përkrahjen e aktorëve ndërkombëtarë. Nëse vullneti i tyre është të përkrahin ndryshimet që garantojnë rregulla loje të barabarta, kjo do të jetë një fitore që, përveç efekteve të drejtpërdrejta institucionale, do të mund të krijojë edhe idenë e një opozite të suksesshme dhe efektive.
Në fund, suksesi i opozitës do të varet nga sa ajo do të jetë e aftë të prodhojë frymë, ekip, fabul, e narrativë të re, si dhe sa do të jetë e aftë të ofrojë një platformë qeverisëse për t’u perceptuar si një alternativë që ia vlen.









A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




