Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Kuvendi i vetëm në PD, 18 dhjetori"/ Gjekmarkaj: Sali Berisha ka dy rrugë, parti të re ose…

"Kuvendi i vetëm në PD, 18 dhjetori"/ Gjekmarkaj: Sali

Tiranë- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj deklaroi se 18 dhjetori është Kuvendi i vetëm i PD-së ku mund të debatohet dhe partia të dalë më e bashkuar. 

Në një intervistë për “News 24” ai thekson se 11 dhjetori është një tubim dashamirësish të Sali Berishës, të cilët në datën 12 nuk do ta kuptojnë as vetë pse erdhën në Tiranë.

Është një mundësi që aty të vijnë të gjithë, të vijë Berisha, të vijë kushdo. Le të debatohet me tone të larta, aman të mblidhet një Kongres legal, i dalë nga institucionet e PD. Le të dalim të bashkuar nga aty. Por që kjo të ndodhë, do të duhet që mitingu i datës 11 të mos zhvillohet. Drama më e madhe për ata mbështetës të datës 11, është data 12. Çfarë do tu ofrojë në 12. Sepse Berisha e di shumë mirë që nuk mund ta marrë PD-në me një Kuvend illegal. E di shumë mirë që nuk ka asnjë mënyrë tjetër përveç legalitetit. Çështja është si do ta menaxhojë. Mundësitë janë dy. Ose do shkojë drejt një partie tjetër, dhe uroj që jo, sepse PD ka nevojë për të gjithë mbështetësit, qoftë edhe për rata të z.Berishës. Ose ti thërrasë arsyet dhe njerëzit të kthehen te aksioni i përbashkët opozitar”, tha Gjekmarkaj.

Duke komentur lëvizjen e ish-kryeministrit Gjekmarkaj u shpreh se ajo është në kufijtë e klandestines dhe publikes dhe nuk është legale. Deputeti i PD u ndal edhe te raportet me LSI-në, duke thënë se kjo parti ka marrë shumë vota demokrate në zgjedhjet e vitit 2017.

LSI në vitin 2017 ka marrë shumë vota demokratësh, dhe ku shkuan? Shkuan për të dobësuar PD-në dhe shkuan në qeveri me Ramën. Në 2017-ën, po kaq ka marrë vota të shumta demokratësh. Mënyra se si funksionoi aleanca parazgjedhore me LSI-në nuk ka qenë e duhura. Mosgjetja e gjuhës dhe dalja me një listë të vetme, ku thuhet se PD ka ofruar disa vende për listë të përbashkët, ka ndikuar në frutet e 25 prillit.

Në Shqipëri lidershipi kërkon të mitizohet, ti këndohen këngë me çifteli apo polifonike siç ndodh kohët e fundit. Duhet parë e kaluara që të ndërtojmë PD-në për 20 vitet e së ardhmes, që tu flasë elitave, ti flasë kohës dhe të jemi një shpresë për të ardhur në pushtet. Ajo duhet të shoh veten, aleancat mund të krijohen përsëri në një moment tjetër”, shprehet Gjekmarkaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore