Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kush regjistrohet Basha apo Berisha me logon e PD për zgjedhjet e 6 bashkive? Flasin ekspertët Kume dhe Daci

Kush regjistrohet Basha apo Berisha me logon e PD për zgjedhjet e 6

Shqipëria pritet të përfshihet në një betejë tjetër elektorale, ajo e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashkitë e mbetura pa kryetarë. Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se i ka dërguar një shkresë KQZ-së për t'u njohur mbi vakancat e krijuara.

Në studion e Zona Zero u diskutua mes dy ekspertëve të njohur Kristaq Kume dhe Jordan Daci në lidhje me faktinse nëse  zgjedhjet mbahen brenda një harku të shkurtër kohor, cila PD do të regjistrohet, ajo që përfaqësohet nga Lulzim Basha apo Sali Berisha.

Për Kumen gjithçka është e qartë, në KQZ duhet të regjistrohet PD e përfaqësuar nga Basha, pasi ai njihet deri më tani nga Gjykata ka vulën dhe selinë.

"Ligjërisht është Basha ai që ka vulën figurative dhe institucionale, ai që në KQZ e pret e i merr propozimet e tij për kandidatët. Edhe grupimi tjetër mund të përfaqësohet por jo si subjekt politik, por me qytetarët, pa parti. Unë nuk shoh rrugë tjetër", tha Kume.

Juristi Daci mbajti këtë qëndrim për sa kohë ka gjykata nuk ka ndonjë të fundit nga Gjykata për statusin e PD-së.

"Vërtetimet e fundit në partitë politike e vendimet është ai i fundit që është regjistruar në Gjykatë. Do ë jetë vendimi i fundit i Gjykatës që vendos. Për momentin është ajo PD-ja që është e përfaqësuar në Kuvend. Nëse ndodh ky ndryshim, ka një pjesë që ka ankim dhe nuk ushtrohet. Edhe këtë nëse do të kishim një vendimmarrje e një ankim, gjendja do të mbetet e pandryshuar", theksoi Daci.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore