Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kush ja fiku "kandilin" Ardi Veliut?! "Ushtari" që e ktheu policinë "rrahëse", gazetarësh, protestuesish dhe qytetarësh

Kush ja fiku "kandilin" Ardi Veliut?! "Ushtari" që e

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama konfirmoi lajmin e TOPNEWS se “ka pranuar” dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu për arsye personale.

Gjatë katër viteve të drejtimit të tij, Policia e Shtetit rrëshqiti gjithnjë e më shumë drejt një strukture propartiake, duke shënuar kulmin pak para zgjedhjeve të 25 prillit. Rama e falënderoi Veliun dhe i premtoi vend pune tjetër.

Kujtojmë se Ardi Veliu u emërua drejtor në shkurt të vitit 2018 ndërsa drejtimi i Policisë së Shtetit prej tij u shoqërua me akuza për instrumentalizim partiak të kësaj strukture. Veliu ishte gjithashtu drejtori që pa degradimin e marrëdhënieve mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit në përplasje të dhunshme.

BIRN shkruan se në vitin 2019, në mënyrë të paprecedentë, Policia e Shtetit bombardoi me gaz lotsjellës banorët e Bregut të Lumit në Tiranë në mbështetje të një operacioni për të shembur banesa, pa marrë parasysh se në banesa kishte fëmijë. Në nëntor 2019, nën gaz lotsjellës përfunduan banorët e Unazës së Re.

Ndërsa në maj të vitit 2020, Policia e Shtetit u akuzua se përdori dhunë të pajustifikuar kundër protestuesve gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Pak javë më vonë, Veliu u përball me kërkesa publike për dorëheqje pasi u regjistrua në parlament duke sulmuar një nënë në përpjekje të dukshme për të justifikuar dhunën policore kundër një fëmije 14 vjeçar. Veliu zbuloi se kishte gërmuar në median sociale të nënës së fëmijës së dhunuar nga policia për të gjetur se ajo ishte shfaqur në një video me pistoletë, duke lënë të nënkuptohet për atë që kritikët e quajtën, një përndjekje me biografi familjare si në kohën e komunizmit. Veliu deklaroi se ishte keqkuptuar.

Në dhjetor 2020, organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut i bënë thirrje atij të dënonte ndalimet policore dhe dhunën ndaj gazetarëve që po raportonin nga përplasjet e dhunshme mes të rinjve të zemëruar nga vrasja e një 25 vjeçari nga policia dhe forcave policore. Veliu heshti.

Kulmi i karrierës së Veliut me gjasa ishte ngjarja e 21 prillit 2021 në Elbasan, ku në një përplasje mes grupeve politike rivale u vra politikani lokal Pjerin Xhuvani. Veliu deklaroi se në vendngjarje nuk ishin gjetur prova për krime zgjedhore, në një kohë kur dokumenti i ekspertimit sugjeroi saktësisht të kundërtën.

Gazetari Artan Hoxha në një emision tha se: "jemi pa drejtor të përgjithshëm policie. Unë dua të kuptoj cfarë po gatuan në krahun tjetër. E mban mend kur e hoqi Lleshajn, e përdori në një situatë kur u vendos në presion publik, si rasti i Klodian Rashës, dolët në protestë, ja ku e keni “kokën e turkut”. Fatmir Xhafaj e solli Ardi Veliun, me të cilin bëri dy palë zgjedhje dhe përballoi të gjitha protestat pas daljes së opozitës nga parlamenti. Pse tani? Ardi Veliu nga shkresa kupton që është vetëdorëhequr. Rama vendosi në këto momente. Unë nuk kam kuptuar arsye të dukshme. A thua ra avioni? Nuk është hera e parë. Ka ndonjë situatë të jashtëzakonshme? Jo. Nuk ka pasur. Pra, Rama ka vendosur, ka gjetur këtë zgjidhje me dorëheqje. Jemi para faktit të kryer, u shpreh Hoxha. 

Shkarkimi i Drejtori të Përgjithshëm u diskutua në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ishte deputeti Luan Baçi ai që e pyeti ministrin e Brendshëm lidhur me vërtetësinë e lajmit.

Luan Baçi: Shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë po flitet në media. Ka gjë të vërtetë?

Bledi Çuçi: Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur ti mbarojë kandili!!

Në këtë mënyrë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thjesht sa e ka konfirmuar këtë lajm për shkakrimin nga detyra të Drejtorit të pPërgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Tashmë u mor vesh lajmi se Gledis Nano është drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Emërimi i tij erdhi si propozim nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thanë burime për gazetarin Arsen Rusta, e ndërsa sot është miratuar nga Këshilli i Ministrave, me firmë nga zv. kryeministri Arben Ahmetaj, pasi Edi Rama ndodhet në Slloveni./Gazeta Shqip

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore