Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kush ishte "Taulanti" që u përgjua? Gazetarja jep detajet: Gjykata asgjësoi CD-në e përgjimit dhe serverin!

Kush ishte "Taulanti" që u përgjua? Gazetarja jep detajet:

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për vendimin e gjykatës për agjësimin e një përgjimi të Prokurorisë e Elbasanit, pasi përgjimi ishte një gabim. Lala tha se gjykatësja jo vetëm ka vendosur asgjësimin e CD-së, por edhe të serverit të Gjykatës.

"Gjatë marrjes në pyetje, Çapja pretendoi se një zyrtar i lartë, politikan me emrin Taulant, është përgjuar në lidhje me masakrën e 3 shkurtit 2016, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Janë venë në përgjim disa persona. Çapja deklaroi se një politikan është përgjuar në këtë ngjarje.

I vetmi politikan me emrin Taulant, është Taulant Balla, popr Capja nuk e tha me emër dhe mbiemër. Pastaj, vijoi me akuza të forta ndaj prokurorit të çështjes. Mes të tjerash, Çapja deklaroi se gjykata e Elbasanit ka vendosur ta asgjësojë përgjimin. Është firmosur nga Zamira Vyshka. Çfarë thotë vendimi? Është urdhëruar përgjimi i disa personave, mes të tjerave shtetasi Taulant, por nuk jepet mbiemri dhe funksioni.

Më pas, oficeri i policisë gjyqësore i referon përgjimet prokurorit. Prokurori pretendon se numri i shtetasit Taulant ishte lapsus dhe ky numër nuk mund të vijonte të përgjohej. Gjykata ka vendosur të asgjësohet CD me përgjime. E dyta, të fshihet server në Prokurorinë e Përgjithshëm!", deklaroi Lala.

Aludimet kanë nisur që kur deklarata u bë nga Ardjan Çapja në sallën e gjyqit, i cili pretendoi se një politikan me emrin Taulant i kishte kërkuar ndihmë. Por numri i telefonit 0682055399 del në procesverbalet e gjykatës si "Taulant" ndonëse i njëjti numër përkon me numrin e kryetarit të grupit të PS, përmes verifikimit në rrjetet sociale. Por sërish kjo nuk implikon socialistin në këtë çështje. Situata ndryshon në këtë moment. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore