
Kush ishte "preja"? Po planifikonin vjedhje me armë, shpallen në kërkim 3 persona në Lushnjë
3 persona që po planifikonin një vjedhje me armë në Lushnje, janë shpallur në kërkim. Ata po qarkullonin me një automjet me targa të falsifikuara dhe kishin planifikuar të kryenin vjedhje me armë në një banesë.
Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, forcat e policisë ka lokalizuar automjetin e dyshuar tip “Benz” dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në rrugë, për të ndaluar këtë automjet.
Pasi policia i është vënë në ndjekje, për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit e kanë braktisur automjetin dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.
Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak. Pas hetimeve të kryera u arrit identifikimi i tre shtetasve me iniciale R. Ç., 30 vjeç, F. T., 36 vjeç dhe B. M., 66 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe u shpallën në kërkim për për veprat penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.



Rama lavdëron Sunak: Po funksionojnë politikat për uljen e emigracionit
Historia e plotë >


“Unë po rrezikoj familjen”/ Habit Sazan Guri: Duke folur këtu kështu po...
Historia e plotë >
E RËNDË/ Gjendet e vdekur 56-vjeçarja në banesën e saj në Pogradec
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E BUJSHME! SPAK lëshon arrest me burg për Vangjush Dakon dhe zyrtarë të ...
Historia e plotë >
“A jeni në vete? Ju lutem”/ Doli e TRONDITUR, zbulohet për çfarë dëshmoi...
Historia e plotë >
Rënies së euros nuk po i duket fundi! Ja "PRAGU" që ka arritur monedha europiane

Çfarë po ndodh me valutën europiane? Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të 108 lekëve

Këmbimi valutor 6 qershor 2023/ Si ASNJËHERË më parë, euro shkon në kuotën e...
Aktualitet



Rama lavdëron Sunak: Po funksionojnë politikat për uljen e emigracionit
Historia e plotë >
