Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kush është sot Sali Berisha për ju? Lulzim Basha flet hapur në 'Open'

Kush është sot Sali Berisha për ju? Lulzim Basha flet hapur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i ftuar sot në Open në Top Channel ku foli për sitautën aktuale të selisë blu dhe marrëdhëniet me Berishën.

I pyetur se çfarë mendimi ka sot për Sali Berishën, Basha tha se nuk do të hedhë poshtë 16 vite bashkëpunimi me të.

Ai shtoi gjithashtu se ka qenë njeriu më i afërt dhe më lojal i ish-kryeministrit.

"S’do shkel 16 vite bashkëpunim me të, arritjet e përbashkëta për shqiptarët dhe Shqipërinë. Duke parë dhe në prizmin që ai na ka vendosur, edhe mangësitë edhe dëmet që kemi shkaktuar gjatë qeverisjes tonë. Por s’duhet të rivizitojmë të shkuarën me syzet e momentit të sotëm.

Me 9 shtator mora një vendim në bazë të statutit të PD, bazuar në përgjegjësinë e lidershipit të PD, mund t’ju them sot që ka qenë një ditë dramatike për demokratët dhe për mua sigurisht. Askush nuk ka qenë më afër dhe nuk ka treguar lojalitetin më të madh ndaj Berishës se sa unë, prandaj tronditja ka qenë e madhe kur u mor vendimi i shpalljes non-grata," u shpreh ai.

E dinit ju që ky vendim do shkaktonte përçarjen më të madhe brenda PD?

"Nuk dua të supozoj, por vendimi i 9 shtatorit, u bë me qëllim që të shmangej kosto ndaj demokratëve dhe PD-së. Jo se vendimi nuk mund të merrej nga një kryesi, por ishte përgjegjësia e lidershipit.

Ashtu siç Berisha ishte lidershipi i selisë blu më përpara, që mendonte për të shmangur kostot e përçarjes së familjes së tij politike. Unë këtë vendim nuk mund ta hidhja dhe ta merrnin forume të ndryshme, prandaj kam përgjegjësinë e lidershipit," tha Basha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore