Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kush është Firdeus Berberi? I biri i një krimineli, në kërkim për atentatin që tronditi Pogradecin

Kush është Firdeus Berberi? I biri i një krimineli, në

Fideus Berberi është një prej personave që ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, së bashku më shokun e tij Greis Maxhari, pasi akuzohet për plagosjen e Johan Muçllarit.

Ai u arrestua dje në Greqi, teksa ndodhej në të njëjtën makinë me të shumëkërkuarin nga Lushnja, Laert Haxhiun. Plagosja e të riut në vitin 2022 erdhi pas konflikteve mes dy familjeve.

Babai i Firedusit, Ilir Berberi i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës” ka pasur konflikte që kanë çuar deri në planifikimin e atentateve, por edhe i biri nuk është emër i panjohur për Policinë. Kjo pasi 3 vite më parë ai u arrestua pasi po festonte ditëlindjen në lokalin e tij, kohë kur nuk lejoheshin hapja e bareve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më 5 maj 2020, Firdeus Berberi kishte organizuar ditëlindjen në ambientet e banesës së tij, një pjesë e së cilës ishte përshtatur për lokal. Policia e arrestoi me akuzën se ai kishte shkelur Aktin Normativ, por mbi të rëndoi dhe akuza e dhunimit të një efektivi policie, e gjitha e dokumentuar me video. Edhe pse në versionin e nënës së tij shkaktar i përplasjes ishte një polic civil i cili kishte hyrë nga dera e pasme e shtëpisë, ka bërë foto dhe në këtë moment djali nuk e ka lejuar, pasi “festa” po zhvillohej në banesë dhe s’kishin asnjë autorizim. Madje ajo shtonte se i biri ishte dhunuar paraprakisht.

Megjithatë Gjykata la në fuqi vetëm akuzën kundërshtim ndaj policit, për të cilën vendosi masën e sigurisë arrest në burg, duke e lënë më pas dhe të lirë. Ditë e gjyqit, edhe dalja e tij nga Gjykata dhe transporti drejt burgut u shoqëruar me përplasje mes familjarëve të 19-vjeçarit dhe uniformave blu. Madje kishte dhe nga ata që i thoshin mirë ia bëre, duket i qëlluar me shishe në drejtim të efektivëve.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore