Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kush është biznesmeni shqiptar që tentoi të hapte restorantin e Nusretit në Tiranë? Artan Hoxha tregon shifrën e “çmendur” që kërkoi kuzhinieri turk

Kush është biznesmeni shqiptar që tentoi të hapte

 Një biznesmen shqiptar ka tentuar të sjellë brendin e restoranteve të Nusretit në Tiranë. Kështu tha të paktën gazetari investigativ Artan Hoxha edhe pse nuk përmendi emra në asnjë moment.

Artan Hoxha tha se kuzhinieri i famshëm Nusret Gokçe kishte kërkuar plot 7 milionë dollarë për të sjellë emrin e tij në Tiranë.

"Kjo është njësoj kur një nga këta djemtë në Shqipëri, që rrinë në rrethinat e Tiranës të shkojnë tek Nusreti. Ta sjellin këtu dhe të thonë që kemi sjellë Nusretin këtu. donte njëri që të hapte Nusret në Shqipëri, ai tha po, por dua 7 milionë,"-tha Artan Hoxha.

Nusret Gökçe është i famshëm në rrjetet sociale për mënyrën e veçantë të prerjes dhe kriposjes së mishit.

Në restorantet e tij të cilat janë të shtrira në të gjithë botën vijnë me mijëra njerëz të cilët janë të apasionuar pas shefit të kuzhinës dhe lëvizjes së tij të famshme me kripë. Kostoja? "E kripur" ashtu si edhe stili i kuzhinierit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore