Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kush e ndihmoi vrasësin e Edmond Papës? Pas krimit aplikoi për pasaporte, e mori brenda 2 ditësh dhe u arratis

Kush e ndihmoi vrasësin e Edmond Papës? Pas krimit aplikoi për

Andrew Bode, autori i vrasjes së biznesmenit Edomon Papa, vijon ende të jetë në kërkim.

Dyshimet janë që Bode të jetë larguar nga vendi ynë, teksa mësohet se vetëm një ditë para se të shpallej në kërkim, ai ka aplikuar për pasaportë, e cila çuditërisht i ka mbërritur në dorë vetëm dy ditë pas aplikimit.

Ai ka aplikuar për pasaportë në vendin e lindjes së tij, në Berat më 29 Dhjetor, 13 ditë pas vrasjes që kreu në zonën e Selitës. Më 30 Dhjetor ai e ka tërhequr pasaportën në mënyrë të përshpejtuar, ndërsa më 31 Dhjetor policia arrestoi bashkëpunëtorin e tij, Albano Velon dhe e shpalli në kërkim 44-vjeçarin beratas, që jetonte në një shtëpi me qira te Kodra e Diellit.

Marrja e pasaportës ka qenë hera e fundit që ai ka lënë gjurmë. Pas marrjes së dokumentit të identifikimit, dyshohet se ai mund të jetë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale.

Ndërsa pasaporta mund të jetë përdorur prej tij për të lëvizur nga një vend anëtar i BE në ndonjë tjetër, për të humbur gjurmët. Vendi në të cilin mund të ketë kaluar kufirin ilegalisht dyshohet se është Greqia. Ai ka jetuar më parë atje dhe rezulton se ishte dënuar për trafik droge, dënim prej të cilit ka ndyshuar edhe emrin nga Ervin në Andrew.

Prokuroria e Tiranës kërkoi sot masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, ndërsa Bode pritet të shpallet në kërkim ndërkombetar. Pamjet filmike si dhe prova të tjera të pakontestueshme provojnë se ishte Bode që qëlloi biznesmenin Papa, ndërsa i arrestuari Albano Velo e ka ndihmuar ta ndjekë dhe ta largojë nga vendi i ngjarjes. Velo dhe Bode rezulton të kenë pasur miqësi me Aleksandër Sadikajn, të vrarë në Qershor të vitit 2022 dhe dyshohet se vrasja e Edmond Papës mund të jetë e lidhur me këtë ngjarje.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore