Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kurti mesazh Ramës: 'Open Balkan’ na ndan me Shqipërinë! Ja çfarë më tha kancelarja Merkel

Kurti mesazh Ramës: 'Open Balkan’ na ndan me

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar edhe një herë se Kosova nuk e mbështet nismën OPEN BALKAN. Nga Tirana, Kurti tha se kjo ndodh për shkak të Serbisë, ndërsa theksoi se asnjëherë Kosova nuk do t’i harrojë krimet e kryera e luftës.

“Ne jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore por nuk mund ta kompensojmë me territor Serbinë për humbjet si shtet që ia ka shkaktuar Millosheviç. Ritheksoj që krimet e kryera gjatë luftës janë një gjë që nuk do ta harrojmë kurrë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë për të kërkuar drejtësi. Presidenti i Serbisë e mohoi masakrën e Reçakut”- u shpreh ai pas takimit me kancelaren Merkel.

Ai ka mohuar  se kancelarja Merkel i ka kërkuar të bashkohet në nismën e Ballkanit të Hapur. Ai tha se bëjnë gabim ata njerëz që ushtrojnë trysni mbi Kosovën në lidhje me këtë çështje pasi trysnia duhet të jetë mbi Serbinë si detyrë e çdo shqiptari.

“Ne shpjeguam qëndrimin tonë dhe ajo u interesua për mbarëvajtjen e dialogut që po bëhet ne Bruksel. Në dialog ka mospajtime të thella. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës unë jam i gatshëm t’i dëgjoj mirëpo ankesave të Serbisë për humbjet që ajo i ka pësuar si shtet i padrejtë gjatë kohës që ka okupuar Kosovën nuk bëj dot gjë. Gjatë takimit unë falenderova Merkel për rolin dhe mbështetjen e saj. Merkel nuk më kërkoi që Kosova të përfshihet në Open Balkan.  Ne nuk e konsiderojmë në interes të Kosovës të bëhemi bashkë në këtë nismë. Për raporte normale në Ballkan nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Bëjnë gabim ata që ndërtojnë trysni mbi Kosovën. Trysnia duhet të jetë mbi Serbinë që mohon krimet. Kjo është detyrë e çdo shqiptari”- tha Kurti.

Ai tha se së shpejti do të ketë një  takim me kryeministrin Rama ndërkohë që tha se pas 3 ditësh do të jetë në Shkup për një takim mes dy qeverive.

“Procesi i Berlinit është i nevojshëm edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian. Ballkani jo vetëm nuk është 3 shtete por nuk është as 6 shtete. Pasnesër do të kemi një takim me qeverinë e Shkupit, por iniciativa të tilla nuk duhet të bëhen pa BE-në brenda.  Kosova është një shtet i pavarur për të cili ne duhet të angazhohemi të kërkojmë njohjen e saj dhe jo të shprehim mirëkuptim ndaj Serbisë. Në takim theksova se çdo mirëkuptim i tillë i kushton Kosovës. Ne do të kemi një takim edhe me qeverinë e Shqipërisë. Sa të formohet qeveria ne do të fillojmë iniciativën për takimin. Ne kemi shumë gjëra që na largojnë dhe afrojnë, por kjo gjë na ndan”- tha Kurti.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore