Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kur Sali Berisha tentoi në 2008 të shiste rërën e Durrësit për italianët

Kur Sali Berisha tentoi në 2008 të shiste rërën e

Ish-kryeministri Sali Berisha mbahet mend për një sërë skandalesh të rënda, që i kanë kushtuar shumë popullit shqiptar.

Firmat piramidale, hapja e depove të armëve, anarkia totale në vitin 1997, Gërdeci, 21 Janari, “Deti”, janë disa prej dosjeve më të zeza të tij.

Po përveç zullumeve që ka bërë si president dhe kryeministër, Sali Berisha do mbahet mend edhe për disa skandale qesharake. Babëzia shkoi deri aty se ai tentoi të shiste edhe rërën e bregdetit të mrekullueshëm që ka Shqipëria.

Ishte pikërisht viti 2008, kur Berisha bëri një marrëveshje të fshehtë për t’i shitur Italisë rërën e Durrësit, lajm që u denoncua në atë kohë edhe në mediat ndërkombëtare.

Gazeta britanike “The Independent” botoi një reportazh në lidhje me marrëveshjen e mundshme mes Shqipërisë dhe Italisë për marrjen e rërës nga brigjet shqiptare dhe rregullimin e plazheve të Leçes. Sipas gazetës, tentativa e kryeministrit Sali Berisha për arritjen e kësaj marrëveshjeje dështoi, pasi skandali u bllokua nga socialistët në parlament.

Ish-kryeministri kishte planifikuar që të zbrazte rërën e vijës bregdetare të Durrësit, për të shpëtuar plazhin e  San Cataldo, një qytet bregdetar i Leçes, në Pulja.

Në rastin më të mirë, tentativa për shitur rërën e plazheve të mrekullueshme që ka Shqipëria, tregon mungesën e vizionit që kishte Sali Berisha për zhvillimin e turizmit, sektori jetik i Shqipërisë.

Pjesë nga shkrimi i britanikes The Independent në 2008

Personi më i rëndësishëm i politikës është Adriana Poli Bortone, Senatore, ish-Kryebashkiake, tashmë Zv.kryebashkiake, gruaja që ka shtyrë më tej planin për shpëtimin e plazhit të qytetit. “Gjendemi përballë një sërë sfidash të gjata në rajonin e Puljas, të cilat rrezikojnë të prishin punën e gjatë të Këshillit të Leçes gjithë këto vite në studime të nivelit të lartë, në të mirë të zëvendësimit të rërës, studime që duhet të ishin mbikëqyrur nga Rajoni.

Tani rreziku është se autoritetet e rajonit nuk janë në gjendje të prezantojnë planin e tyre të bregdetit brenda fundit të vitit dhe subvencioni prej 5,5 milionë eurosh lejuar për riparimin e bregdetit të Leçes, nuk do të vihet në zbatim”.

Brindisi dhe politika e aleatëve të tyre në Këshillin Rajonal nuk kanë një buxhet si përgjigje të këtyre. Por La Bortone ka një tjetër kartë nën mëngë. Javën e kaluar, një nga korrespodentët e të përditshmes italiane “La Stampa”, shkruajti: “Brindisi nuk dëshiron të na japë rërën? Më vjen keq, por do ta marrim nga Shqipëria”. Zonja Bortone e gjeti dikë në Adriatik që dëshironte të hynte në lojë. Shqipëria kishte ndihmuar Korfuzin për të rregulluar plazhet e tij; tani kryeministri, Sali Berisha, me të cilin Zonja Bortone ka një marrëdhënie të shkëlqyer, po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë edhe me Leçen.

Por fatkeqësisht për Leçen, "virusi demokratik" ka mbërritur edhe në Tiranë. Zonja Bortone mund të ketë arritur një bashkëpunim me zotin Berisha, por duket qartë se ai nuk i ka shkuar dot deri në fund punës për të marrë këtë bashkëpunim edhe në Parlamentin e tij.

Rezultati: shqetësimi mes deputetëve shqiptarë këtë fundjavë, me zëvendësliderin e socialistëve, Erion Braçe, i cili ka sulmuar z.Berisha duke thënë se bregdeti shqiptar nuk është pronë personale. Pas këtij është fakti se, kur Shqipëria i dha ndihmë Korfuzit në 1990, ambientalizmi nuk ishte i njohur në Shqipëri; kurse sot është një fuqi për t’u llogaritur. Ndërsa tani, me heqjen e shpresës së fundit, duket se San Cataldos do t’i bëhen ritet përfundimtare.

©Copyright Gazeta Shqip


Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore