Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Befason Sali Berisha, vlerëson Fatos Nanon. Ja çfarë thotë për ish-liderin historik të PS-së

Befason Sali Berisha, vlerëson Fatos Nanon. Ja çfarë thotë

KUÇOVË - Gjatë takimit që zhvilloi me mbështetësit e tij në Kuçovë, ish-kryeministri Sali Berisha vlerësoi rivalin e tij historik, ish-kryeministrin Fatos Nano.

Berisha tha se Fatos Nanos i duhet njohur një meritë, pasi PS dhe gjithë Shqipëria kaloi një provë të thellë drejt reformave me nën drejtimin e tij..

Ndryshe nga Fatos Nano, sipas Berishës, Edi Rama e ka mbyllur Partinë Socialiste, pasi që nga viti 2009 socialistët nuk votojnë më në partinë e tyre

“PS e cila kaloi njër provë të madhe drejt reformës me Fatos Nanon. Ku është esëll flet saktë, duhet t’ja njohim këtë meritë. E shfrytëzon edhe Rama. Bëri një gjë të madhe për PS edhe për vendin. Nga partia e njishit që nuk zbriste nga 41 deri në fund, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë u kthye në kryetar të partisë me votën e anëtarëve të tij.

Kjo atij nuk i mohohet. Përsëri ai e dorëzoi pushtetin kur humbi dha dorëheqjen. Pasardhësi çfarë bëri. Vuri në statut për tu dukur modern se kryetari po humbi zgjedhjet ikën. I humbi mirë zgjedhjet e 2009, jo vetëm që nuk dha dorëheqjen por i detyroi anëtarësinë të votojë se se për kryetarin nuk votohet. Që nga viti 2099 socialistët nuk kanë parë votë në partinë e tyre. Janë kthyer në një formë të Partisë së Punës", tha Berisha.

Kujtojmë se Fatos Nano ka qenë kundërshtari më i madh politik i Sali Berishës, por duket se për ish-kryetarin e PD-së, lideri historik i socialistëve vlen më shumë se Edi Rama. Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore