Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Kupa u mbush dhe u derdh”! Gabimet "fatale" që bëri Flamur Noka dhe ndëshkimi nga Basha

“Kupa u mbush dhe u derdh”! Gabimet "fatale" që

Ditën e djeshme në një njoftim  për mediat  u dha lajmi se PD vendosi që ta shkarkonte nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe i dha një paralajmërim për përjashtim nga grupi demokrat. Argumentet e përdorura që sillte njoftimi i partisë demokratike ishin sipas shpifjet dhe sajesat nga Noka, të cilat po dëmtojnë partinë.

“Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama” thuhet në njoftimin e PD-së.

Përplasjet e Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës nisën nga përjashtimi  prej grupit parlamentar të  PD-së Sali Berishën. Politikani  i cili disa muaj më pare u shpalll non-grata nga SHBA.

Pas vendimit të Bashës për Berishën,  në media u aludua Flamur Noka kishte tentua ta godiste me grusht kreun e PD.  Noka doli para mediave dhe doli hapur kundra Bashës deh në krah të Berishës dhe  ditën kur u hap parlamenti ai u pa krah Berishë dhe jo me grupin e PD-s.

Gabimi 1- Flamur Noka nuk u ndal me kaq ai publikoi në “Facebook”  vargjet e një poezie, të cilat lanë të kuptohej se armiku ka qenë gjithmonë brenda tyre, duke ju referuar kreut të opozitës, Lulzim Basha.

“Mora pushken dola n’mal,

Te luftoja per atdhe..,

Ku ta dija une i gjori..,

Se armiku ishim …Ne……” shkruante Noka.

Gabimi 2- Flamur Noka bëri thirrje kryetarit Lulzim Basha që të mos e përdorë çështjen e “antiamerikanizmit”, pasi sipas tij kjo është inekzistente në PD.

Pika që “mbushi kupën” ishte dy ditë më parë. Kryedemokrati, referuar akuzave nga baza kundër tij u shpreh mbrëmjen e së dielës në mbledhjen e grupit se “Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin”.

Gabimi fatal- ai u shpreh se  “askush nuk ka guxuar që ta cilësojë anëtarësinë e partisë si llum”. Sipas tij, kreu Lulzim Basha i ka bërë anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së një poshtërim të radhës.

Këtu u mbush kupa dhe Lulzim Basha e shkarkoi nga posti i nënkryetarit të komisionit dhe e paralajmëroi për përjashtim nga grupi i PD-së Lëvizja duket e qartë, nëse Noka nuk tërhiqet e pret përjashtimit nga grupi i PD-së./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore