Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kupa e Botës në Kuvend/ Deputetët lënë politikën dhe shohin Brazilin: U bë gol

Kupa e Botës në Kuvend/ Deputetët lënë politikën

Kupa e Botës “Katar 2022” duket se po vend në aktivitetet e përditshme të të gjithëve, madje edhe në punimet e Kuvendit.

Teksa në sallë vijon seanca plenare për portin e Durrësit, paralelisht Brazili po përballet me Ganën. Duket se deputetët nuk mund të linin një ndeshje kaq të rëndësishme pa e parë dhe për këtë kanë hapur telefonat duke ndjekur ndeshjen.

Megjithatë, kjo gjë duket se ka shqetësuar deputetet demokrate Ina Zhupa, e cila ishte në foltore duke folur.

Ajo i ka tërhequr vëmendje kreut socialist të grupit parlamentar, Taulant Balla, duke i thënë t’i ulte zërin ndeshjes.

 “Zoti Balla ka mundësi që futbollit t’ia ulni pak zërin”, tha Ina Zhupa.

“Bëri gol Brazili”, dëgjohet të thotë nga vendi Balla.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore