Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kulla në vend të PD? Mazniku shpjegon se kush e ka dorëzuar në Bashki: Plani nuk është marrë në shqyrtim

Kulla në vend të PD? Mazniku shpjegon se kush e ka dorëzuar

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës thotë se plani i ndërtimit të kullave aty ku sot është Partia Demokratike është dorëzuar në Bashki, por ai nuk është marrë asnjëherë në shqyrtim nga ana e Bashkisë.

“Ka pasur një prezantim dhe propozim në bashki nga një palë që pretendon se është palë në atë territor. Ka mbetur te dokumentat e Bashkisë kjo dhe është prezantuar nga pronarët që pretendojnë se janë trashëgimtarë të asaj prone, por që nuk është marrë asnjëherë në shqyrtim nga bashkia”, tha Mazniku.

Nënkryetari i Bashkisë foli për Zona Zero në Top News. Ai tha se janë dy pengesa për t’i dhënë leje këtyre kullave.

“Projekti nuk është shqyrtuar asnjëherë nga bashkia, nuk është në një proces formal për mënyrën se si aprovohet lejet në tiranë. Ato që e pengojnë janë së pari plani urbanistik i bashkisë dhe së dyti konflikti i pronës në atë zonë”, u shpreh ai.

Por kush e dorëzoi këtë plan në bashki?

“Në dijeninë time dhe nga informacionet që kemi marrë, plani është dorëzuar nga një nga personat që kanë pretendime në lidhje me këtë pronë”, u shpreh Mazniku.

Kulla në vend të PD? Mazniku shpjegon se kush e ka dorëzuar

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore