Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kulisat e “kanabisit”! Pyetjet që mbetën pa përgjigje nga ministrja e Bujqësisë?!

Kulisat e “kanabisit”! Pyetjet që mbetën pa përgjigje

Në një video të publikuar nga Top News dhe Gazeta "Shqip", ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi e cila u shfaq në një serë ku në mes domateve, rriteshin edhe disa bimë pesëfletësh të kanabis sativa.

Kjo pamje u mor gjatë vizitës së ministres në qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, që ka si fokus të punës së saj, indentifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen e praktikave të reja bujqësore. 

Por e veçanta e kësaj videoje ishte se ajo u publikua  fillimisht nga ministria e Bujqësisë dhe u fshi pasi u ngritën dyshimet se brenda serës shtetërore rriteshin e kultivoheshin bimët e kanabisit. Pikërisht kjo pjesë u pre nga ministria, duke i hequr pamjet e ministres brenda serës.

Videoja u rihodh sërish me pjesën e fshirë ku nuk dukej më kanabisi.

Pas këtij skandali i cili u  publikua nga gazeta Shqip, ministria e Bujqësisë në reagimin e saj shkruan se në disa sera që janë nën administrimin e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnje, rriten bimë të dyshuara kanabis, me kërkesë të policisë së shtetit, për çështje eksperimentale.

Përmes një shkrese, që mban datën 4 Maj të këtij viti, Ministria e Bujqësisë thotë se në Lushnje janë dërguar me kërkesë të policisë 6 bimë të dyshuara kanabis, për të cilat kërkohet një eksperiment kimik.

NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRISË:  Në vijim të disa raportimeve dizinformuese në media të ndryshme informojmë si më poshtë: Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë, ka në objektin e punës kërkimin/transferimin e teknologjive bujqësore për kulturat perimore dhe grurin si dhe identifikimin, testimin, përshtatjen e metodave dhe inputeve të reja në praktikat bujqësore. Kjo qendër disponon edhe një serrë për prodhimin dhe testimin e fidaneve të llojeve të ndryshme. QTTB Lushnjë, në fushën e saj të veprimtarisë bashkëpunon me ente publike dhe private. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokurorisë /Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimeve të dyshuara si bimë narkotike. Bimet në fjalë janë mbjellë sipas kërkesës së tyre më shkresën numër 369, datë 4.05.2021. Kjo formë e bashkëpunimit është e hershme dhe e vazhdueshme midis QTTB-ve dhe Prokurorisë/Policisë, në funksion të evidentimit të farërave të dyshuara nëpërmjet mbjelljes dhe rritjes deri në një fazë të caktuar. Që prej vitit 2010 kjo procedure bëhet sipas një protokolli të përcaktuar qartë, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës. Për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njejtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera. 

Më pas, ministria hedh poshtë dhe lajmin se zjarri i vendosur në atë zonë është në serat e Lushnjës. "Gjithashtu në vijim të sqarimit të opinionit publik referuar lajmeve të fundit mbi një zjarr të rënë në QTTB Lushnjë, informojmë se ky informacion është i pasaktë. Bëhet fjalë për një zjarr në një sipërfaqë të kufizuar toke në distancë me këtë qendër, ku digjeshin mbeturina kashte (hamullash) pas korrjes së grurit Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e hapur dhe në dispozicion për cdo informacion tjetër që mund të nevojitet, shkruan ministria e Bujqësisë.

Por skandali u zbuluar rastësisht, pas publikimit të një videoje nga ministria e Bujqësisë, ku shihet se mes domateve rriten edhe disa bimë, të ngjashme me kanabis sativa.

Pretendimet se mbjellja e kanabisit, mund të jetë bërë për “arsye shkencore”, do të binin menjëherë, pasi pjesa ku tregohet bima narkotike është fshirë nga ministria, pas zbulimit të skandalit.

Kulisat e “kanabisit”! Pyetjet që mbetën pa përgjigje

Sot në emisioni “Breaking “ në TopNews  ishte i ftuar vetë drejtori i qendrës së  Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje  i cili e pranoi se kishte kanabis. “Nuk është aktivitet illegal. Nuk ndjehem keq, kjo është punë e përditshme për mua”, tha ai.

Kulisat e këtij skandali i cili u ngeli me “presh në duar” janë pyetjet që ngelën pa përgjigje si nga ministria ashtu edhe nga drejtori i qendrës.

1.      Pse u fshi video dhe  u ripostua sërish në facebook e ministries së Bujqësisë?

2.      Pse u dogjën tokat dhe nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga ana e policiesë?

3.      Pse iu deshën 24 orë ministrisë të kthente një përgjigje kur skandali kishte plasur?

4.      Pse duhej ky eksperimet, për kë po bëhej dhe për çfarë duhej?

5.      Përse nuk u bë publik në kohë dokumenti ku thuhej se duhet për arsye shkencore?

 

Të gjitha këta pyetjet kanë nevojë për përgjigje dhe ne jemi kuriozë ti dëgjojmë dhe të dime se çfarë ndodh me serat e shtetit, çfarë mbillet në ta dhe ku shkojnë taksat tona që japim. Në pritje të përgjigjigjeve tik, tak./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore