Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

KUJDES! Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti afrikan, por çfarë ndodh me motin nesër

KUJDES! Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti afrikan, por

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Sipas “SHMU” moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat do të vijnë drejt shtimit në zonat kodrinore e malore.

Në këto zona reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje reshjet në periudha afatshkurtra parashikohen në formën e rrebesheve me rrufe e breshër.


Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:


në zona malore 19 deri 35°C                                                                                                                                                          

në zona e ulëta 19 deri 37°C                                                                                                                                                                

në zona bregdetare 22 deri 34°C

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore