
KUJDES pamje të rënda/ Viktima futet në bagazh për të shkuar në spital, detaji që nuk e morën parasysh vrasësit
27-vjeçari Aleksandër Sadikaj është i riu që humbi jetën pas atentatit me tritol që iu bë ditën e sotme.
Teksa bëjmë me dije se i riu po udhëtonte me një mjet tip “Benz” që nuk ishte në pronësi të tij por në emër të Petrit Osmanit, ai shpërtheu duke marrë plagë të rënda dhe më vonë duke ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë në media janë shpërndarë pamjet e para, tejet të rënda kur i riu i gjymtuar dhe në gjendje jo të mirë futet në bagazhin e një makine private për të shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Edhe pse i plagosur nga shpërthimi, Sadikaj tërhiqet zvarrë në autostradë dhe në spital ikën pa ambulancë.
Nga ana tjetër organizatorët e atentatit të sotëm në Tiranë duket se nuk kanë marrë fare parasysh edhe se mund të vrisnin edhe persona të tjerë.
Lënda plesëse shpërtheu në aksin Tiranë-Elbasan, vetëm pak metra larg rrethrrotullimit që të fut në autostradën në drejtim të Elbasanit. Për shkak të punimeve që po bëhen në rrugë, pranë vendit të ngjarjes janë mjaft mjete pune, punëtorë si edhe ka patur makina të tjera në trafik, por kjo nuk i ka ndaluar autorët që të vepronin sipas planit të tyre.


Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >





Aksident i rëndë në Berat/ Makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla

VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq
Aktualitet




