Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Kujdes Meta të vret”/ Ish-deputeti për padinë kundër Metës: Po përdorin krimin dhe mafien për të ruajtur statuskon

“Kujdes Meta të vret”/ Ish-deputeti për padinë

I ftuar ditën e sotme në  ‘Zona Zero’ ka qenë ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka komentuar për të gjitha akuzat që i ka drejtuar sëfundmi ish-Presidentit Ilir Meta, lidhur me një lobim të kryer në SHBA me një shumë prej 1.2 milion dollarësh.

Në fjalën e tij Valteri është shprehur se ka thuajse 4 vite që është duke u marrë me këtë çështje dhe të gjitha dokumentat që ka dorëzuar në SPAK i ka të verifikuara, teksa e cilëson këtë si një padi të gjithë shqipëtarëve dhe jo vetëm të vetes së tij.

“Prej 4 vitesh jam duke u marrë me këtë çështje dhe të gjithë dokumentet i kam të verifikuara.

Kjo nuk është padia ime por e gjithë shqiptarëve.”- tha Valteri nga një lidhje skype me studion.

Ndër të tjera, gjatë bisedës me gazetarin Thimi Samarxhiu, Valteri ka treguar se në llogaritë e tij në rrejetet sociale por edhe në numrin personal të telefonit celular i vijnë shpesh mesazhe nga njerëz të ndryshëm që e paralajmërojnë se “Meta të vret”.

“Kujdes se Meta  të vret.

Këta njerëz që shkuajnë, shkuajnë se e kanë vuajtur në kurriz këtë gjë. Unë nuk merrem fare me këta si puna e Ilirit por këta u kanë futur njerëzve frikën në palcë. Këta përdorin krimin dhe mafien për të mbajtur statuskon e tyre. SPAK duket të marr masa dhe të nis hetimet për të çuar një orë dhe më parë për të çuar para drejtësisë njeriun më të korruptuar në vend. Meta ka problemin me çdo kënd që nuk mendon si ai. Për mua le të hyjë në burg Rama, Meta,  Basha, Berisha çdo njeri që ka vjedhur këtë vend. Por këta që japin akuza dhe nuk bëjnë asgje për të ruajtur këto akuza dihet që janë të dakordësuar për këto akuza për të ruajtur statuskon. Këto lojëra fjalësh politike kemi 30 vite që i dëgjojmë dhe kjo shikohet edhe nga interesi i njerëzve nga politike dhe fakti që nuk janë të shumtë në numër në kohën e zgjedhjeve.”- shtoi Valteri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore