Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kthyen dyqanin e makinave në bazë kokaine e marijuane, goditet banda shqiptare në Itali

Kthyen dyqanin e makinave në bazë kokaine e marijuane, goditet banda

Katër shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane në kuadër të një operacioni të koduar “Stige”, ndërsa nën arrest shtëpie është vendosur një shtetas vendas, teksa janë në kërkim edhe tre shqiptarë të tjerë.

Hetuesit kanë zbuluar se ata ishte pjesë e një organizate kriminale, e cila në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar i ishte kushtuar trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe marijuanë.

Baza logjistike e grupit ishte në Villa Rosa di Martinsicuro (TE) në një dyqan për rishitjen e automjeteve të përdorura, e cila përdorej si mbulesë.

Hetimet, të cilat filluan në mars 2017 dhe përfunduan në janar 2018, bënë të mundur identifikimin e grupit të strukturuar mirë dhe të organizuar me role individuale të secilit prej pjesëtarëve dhe sigurisht me shkallë hierarkike.

Grupi kryesohej nga një shqiptar 36 vjeçar me iniciale C.L., i arrestuar nga policia. Ai koordinonte të gjithë veprimtarinë e paligjshme si dhe përdorimin e dhunës kundër atyre që shlyenin paratë. Pranë tij, gjendeshin dy bashkëpunëtorë po shqiptarë, të cilët janë ende në arrati, të ngarkuar me furnizimin dhe shitjen e lëndës narkotike, ndërsa fitimet e tyre investoheshin në pasuri të patundshme në Shqipëri, shkruajnë mediat italiane.

Italiani, i cili përfundoi në arrest shtëpie, luajti rolin e “bashkë-menaxherit” të shitjes së makinave, për të dhënë një ligjshmëri të dukshme për të ardhurat e dyqanit.

Katër shqiptarët e tjerë të përfshirë, tre prej të cilëve u dërguan në burg (përkatësisht B. M., 27-vjeçar, K.M., 36-vjeç dhe 29-vjeçari I.T), luanin rolin e shpërndarësve të drogës nëpërmjet telefonave celularë, ndërsa kishin karta telefonike, akomodim dhe makina në dispozicion.

Gjatë hetimit rezultoi se banda kishte gjithashtu armë në posedim të saj, ndërsa një nga të arrestuarit u kap me një pistoletë gjysmë automatike të vjedhur me 15 fishekë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore