Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kryesia shqiptare e OSBE takim special për konfliktin Azerbajxhan-Armeni: Të ndalen menjëherë luftimet!

Kryesia shqiptare e OSBE takim special për konfliktin Azerbajxhan-Armeni:

Shqipëria, si drejtuese e OSBE, ka ndërmarrë një tjetër hap për ndaljen e përshkallëzimit të konfliktit të armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Mësohet se sot në orën 17:00 është mbajtur një takim i posaçëm i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së mbi zhvillimet rreth konfliktit Nago-Karabak. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.

Takimi u drejtua nga ambasadori Igli Hasani, i cili përsëriti alarmin dhe qëndrimin e kryesisë për përplasjet e vazhdueshme dhe përkeqësimin e situatës në terren.

“I zhgënjyer nga rritja e numrit të viktimave, ai përsëriti thirrjen e Kryesisë së OSBE-së për një ndalim të menjëhershëm të konfliktit, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjeve dhe të dashurve të të vrarëve dhe të plagosurve.”, thuhet në njoftimin e OSBE.

Përfaqësuesit e vendeve të bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut – Franca, Federata Ruse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – përsëritën thirrjen e Bashkë-Kryetarëve për të gjitha palët të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të rifillojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit.

Kryesia shqiptare e OSBE-së përsëriti rëndësinë e një zgjidhjeje të negociuar dhe mbështetjen e saj për punën e bashkë-kryesuesve të Grupit të Minskut dhe Ambasadorit Kasprzyk në përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën në terren.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore