Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kryeplakut të Qesaratit i ka "humbur" vula, Njësia Administrative: S’gjejmë dot ish kryeplakun për t'i marrë

Kryeplakut të Qesaratit i ka "humbur" vula, Njësia

Banorët e fshatit Qesarat në memaliaj ankohen në Fiks Fare pasi ata kanë votuar për kryeplak të fshatit, por ai nuk e ka marrë ende këtë pozicion.  Shkaku, ish kryeplaku nuk dorëzon vulën.

 Sipas banorëve votimet janë zhvilluar përgjatë një mbledhje të cilën e ka organizuar nënkryetarja e bashkisë nga ku banorët kanë përzgjedhur një person të fshatit për Kryeplak të tyre.  Por kryeplaku i ri që ata unanimisht zgjodhën nuk mund t'ju jap zgjidhje problemeve të tyre sepse i mungon vula dhe nuk njihet nga pushteti vendor. Njësia Administrative Qesarat shfajësohet duke thënë se vulën e ka marrë ish kryeplaku të cilit nuk i dinë vendodhjen.

Kryeplakut të Qesaratit i ka "humbur" vula, Njësia

Gazetarët e Fiksit  u interesuan pranë njësisë administrative për këtë problem. Në pamundësi për të takuar kryetarin e kësaj njësie. Shahin Hodaj, pasi nuk ndodhej në zyrë, gazetarët e telefonojnë atë. Z. Hodaj  u shpreh për Fiksin se  mbledhja e zhvilluar nga nënkryetarja e bashkisë me banorët e fshatit gjatë të cilës u votua për kryeplakun e fshatit z. Mit'hat Hysi nuk ishte e vlefshme.

Kryeplakut të Qesaratit i ka "humbur" vula, Njësia

Sipas tij pavarësisht se banorët votuan ,mbledhja u mbyll pa dorëzimin e vulës nga ish kryeplaku i cili akoma nuk e ka dorëzuar. Kryetari i njësisë u thotë gazetarëve se ka shkuar në shtëpinë e ish kryeplakut për të marrë vulën, por që nuk e ka gjetur në shtëpi. Në fund të bisedës telefonike kryetari i njësisë administrative premton se vula do shkojë në vendin e vet ashtu siç kanë votuar edhe banorët.

Kryeplakut të Qesaratit i ka "humbur" vula, Njësia

Gazetarët e emisionit Fiks Fare shkojnë vetë në shtëpinë e ish kryeplakut për të marrë një përgjigje . Pyesin babain e ish kryeplakut për të cilin kryetari i njësisë administrative u tha gazetarëve që nuk e ka gjetur në shtëpi.

Kryeplakut të Qesaratit i ka "humbur" vula, Njësia

Gjatë bisedës ai tregoi se djali i tij është prej kohësh i sëmurë dhe ndodhet  në shtëpi, por askush nuk ka shkuar ta kërkojë dhe aq më tepër nga njësia administrative për t'i kërkuar vulën e humbur të kryeplakut të ri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore