Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kryebashkiakët socialistë në telashe me drejtësinë, Balla: PS nuk është zyrë avokatie për askënd

Kryebashkiakët socialistë në telashe me drejtësinë,


Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi sot arrestimin e kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla si edhe thirrjen në SPAK të kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi.

Balla tha se në politikë, përgjegjësitë janë personale dhe se PS nuk është zyrë avokatie për askënd. Më tej ai tha se të thirresh në SPAK nuk do të thotë që s’kandidon dot në zgjedhje.

Taulant Balla: Në politikë përgjegjësitë janë personale, pajtimi ynë të gjithë të barabartë. PS nuk është zyrë avokatie për askënd. Të thirresh në SPAK nuk do të thotë që s’kandidon dot në zgjedhje.

E gjithë kjo histori ka të bëjë me një fakt të gjithëpranuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të madhe. Kemi pranimin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë dhe faktin se reforma në drejtësi ka ngritur institucione që tashmë po bëjnë punën e tyre. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të të gjitha përpjekjeve të kundërshtarëve tanë për të penguar reformën në drejtësi. Opozita ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar procesin e vettingut. Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim”, tha Balla.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore