Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kruja pranë katastrofës mjedisore, mbetjet urbane hidhen në vendgrumbullime pa leje

Kruja pranë katastrofës mjedisore, mbetjet urbane hidhen në

Vendepozitimi i mbeturinave të Fushë-Krujës mund të rezultojë në një katastrafë mjedisore nëse nuk ndërhyhet sa më parë.

Të parrethuara, të patrajtuara dhe pa asnjë kusht minimal, fusha e mbeturinave të Fushë-Krujës është kthyer në një rrezik të madh për të gjithë zonën.

Pirgu i mbeturinave sa vjen dhe shtohet duke u kthyer në një rrezik serioz edhe për ndotjen e  ujërave të ujëmbledhësit të Fushë Krujës që ndodhet pranë vendit të caktuar për hedhjen e mbeturinave. Prej më shumë se një jave në këtë vendepozitim ka rënë zjarr duke e bërë jetesën e fshatrave përreth thuajse të pamundur, derisa është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëses. Sipas dëshmivë të banorëve zjarri u vihet qëllimisht mbeturinave për të ulur volumin e madh të krijuar.

Paradoksalisht ky venddepozitim vazhdon të jetë pa leje mjedisore që prej dy dekadash në shkelje të hapur me ligjin. Qyteti i Fushë Krujës gjeneron rreth 15.7 tonë mbetje në ditë, të cilat që prej vitit 2003 depozitohen në këtë vend. I ngritur buzë fshatit Halilaj, banorët e kësaj zone ka vite që kërkojnë që mbeturinat të hiqen që aty dhe t’u jepet një zgjidhje përfundimtare.

Kruja pranë katastrofës mjedisore, mbetjet urbane hidhen në

Në të njëjtën situatë katastrofike gjendet edhe fusha ku derdhen mbeturinat e qytetit të Krujës. E vendosur në një gurore të braktisur që prej vitit 2014 edhe kjo pikë grumbullimi operon pa leje mjedisore. Ndonëse herë pas here këtu mbeturinat mbulone me inerte, as ky venddepozitimi mbeturinash nuk plotëson asnjë parametër mjedisor.

Të patrajtuara, të pa siguruara, ato hidhen në mes të pyllit me pisha dhe lihen në gjendje të lirë. Përveç erës së tmerrshme, ato janë kthyer në një kërcënim serioz për të gjithë zoën përreth.

Kruja gjeneron rreth 17 e 136 tonë në vit mbetje, por ende nuk ka një strategji për menaxhimin dhe trajtimin e tyre. Në mungesë të kësaj strategjie, bashkia e Krujës që përfshin dy qytete dhe 15 fshatra i depoziton mbeturinat në pika që nuk plotësojnë asnjë kriter dhe që nuk kanë as leje mjedisore.

 

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore