Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kriza nuk ndali pasuritë e paluajtshme! Ndërtimi dhe imobiliaret kontribuesit më të mëdhenjë të ekonomisë

Kriza nuk ndali pasuritë e paluajtshme! Ndërtimi dhe imobiliaret

Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 10,66 % në tremujorin e tretë të vitit 2022 krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit parardhës. Për të njëjtën periudhë edhe Pasuritë e Paluajtshme patën një rritje me 13,84% .

Çuditërisht, sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme kanë mbetur stoikë përballë krizave që ka në prodhuar tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë.

Pasoja që ndihet sot është rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit në rang vendi në gjashëtmujorin e parë të 2022 me 28.4% ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm dhe me 39.2% në terma vjetorë. Indeksi i Çmimit për Tiranën u rrit me 28.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe me 39.5% ndaj një viti më parë. Për Tiranën, çmimet mesatare janë rritur kryesisht në zonat qendrore dhe periferike, në të cilat është raportuar edhe numri më i lartë i shitjeve gjatë periudhës.

Në Tiranë çmimet mesatare përllogariten në 1,143 Euro/m2, me një rritje prej 3.2% në krahasim me 2021.

Në zonën brenda unazës çmimet kanë arritur mesatarisht 1,300 Euro/m2. Në zonën e Bllokut, çmimet i kanë kaluar 1,600 euro/m2. Edhe jashtë zonës së Unazës, mesatarisht një apartament kushton rreth 1 mijë euro/m2.

Ndërtuesit evidentojnë se sektori I ndërtimit I ka përjetuar të gjitha krizat, sidomos lufta në Ukrainë ka dhënë efektet më të këqija. Kriza është ndjerë më shumë në ato kompani që kanë patur kontrata shtetërore. Sepse rritja e çmimeve ishte e menjëhershme duke nisur nga çmimi I karburanteve, hekurit, çimentos, bakrit, aluminit, të cilat natyrisht do pasqyroheshin në kostot e ndërtimit. Ndërkohë që shumë kompani kishin ofertuar me çmimet e vjetra,me çmimet e para krizës. Kurse në kontratat me shtetin që ndërtuesit kanë kritikuar sipas tyre janë të njëanshme, nuk ishin parashikuar ndryshimet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore