Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kriza nga Covid, Lulzim Basha: Qeveria të lërë propagandën, jemi në prag katastrofe

Kriza nga Covid, Lulzim Basha: Qeveria të lërë propagandën,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, siç njoftoi më herët, është i pranishëm në një  konferencë për shtyp me gazetarët.

Tema e parë që ai ceku ishte kriza në vend nga pandemia e Coronavirus. Sipas tij, vendi është përballë një katastrofe, për shkak të mungesës së një përgjigje nga qeveria me efikasitet për këtë situatë.

Ai tha se PD ka hartuar një plan me 5 hapa për krizën.

“Pandemia ka nxjerrë në pah plagë të thella me të cilat vendit përballet prej kohësh, çdokush ka ndjerë pasoja ekonomiko-sociale. Si çdokush e ndjen realitetin, këto 6 muaj nuk kanë shërbyer për një plan efikas masash për gjendjen e shqiptarëve. Të gabosh është njerëzore, por për ne janë faje ato që nuk janë bërë këto 6 muaj. Prej marsit kemi pasur propozime konkrete, dhe gjendja që kemi sot nuk krahasohet me asnjë vend në rajon, e le më në Europë. Ndërkohë që të njëjtët shkaktarë të kësaj gjendje, vazhdojnë lojërat propagandistike, vendi po përballet me një katastrofë.

 Kemi planin e rimëkëmbjes dhe 5 hapa për t’u përballur me krizën. Dyqanet nuk kanë më mundësi të suportojnë sistemin e listave, dhe nuk kanë siguri se do t’u kthehen paratë. Konsumi ka shkuar në pikiatë, paketa e ndihmës nga shteti nuk kalon 101 mln euro. Është qesharake, mjafton të shohim Kosovën, me ekonomi sa gjysma e Shqipërisë.

Sa i përket shëndetësisë, nuk janë nxjerrë mësime, situata është përkeqësuar, në veçanti vija mbrojtëse e personelit mjekësor që sot gjendet më i rrezikuar përballë Covid, nuk ka marrë pagesën nga qeveria si mbështetje, e po kështu nuk ka kapacitetet e nevojshme për t’u përballur me valën e dytë.

Ndërkohë kanë nisur shkollat, tjetërr rritje e të infektuarëve, me infektime masive të mësuesve dhe s’ka masa efikase. Sezoni do ketë edhe gripin sezonal, që kemi kërkuar vaksinimin masiv të popullsisë. Kjo është situata aktuale, krizë e thellë ekonomike,” tha Basha.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore