Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kriza e Rinasit/ Njerëzit presin prej orësh në aeroport, po iu digjet dhe analiza e tamponit

Kriza e Rinasit/ Njerëzit presin prej orësh në aeroport, po iu

Dhjetëra njerëz të dëshpëruar kanë qëndruar jashtë aeroportit të Rinasit, të cilët presin për ndonjë zhbllokim të situatës së krijuar nga bojkotimi i punës së 65 kontrollorëve të Albcontrollit, duke shkaktuar pezullimin e fluturimeve ajrore.

Kjo situatë ka shkaktuar kaos dhe qytetarët flasin se janë prej orësh që presin në ndryshimin e situatës së krijuar.

Pasagjerët që kanë prerë biletat shprehin shqetësimin dhe për faktin se kanë kryer tamponin Covid dhe se sipas rregullave të shtetit gjerman ai duhet të jetë kryer brenda 24 orëve.

Në emisionin “Breaking” në Top News, një qytetare duke folur për këtë situatë kaotike, deklaroi se “kam 6 orë që pres këtu dhe jemi me fëmijë të vegjël. Mos bëni të flas se shpërthej”.

“Do të udhëtonim drejt Gjermanisë, por na ka kaluar edhe afati i analizës së tamponit, që duhet të jetë i vlefshëm brenda 24 orëve”, shprehet një qytetar tjetër.

Ndërsa nje tjetër thekson se “ata që kanë penguar këtë udhëtim them se duhet të mendojmë për njerëzit e tyre. Por kemi edhe probleme shëndeti, duhet ta kishin zgjidhur ndryshe”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore