Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Regjistrohet në KQZ koalicioni "Aleanca", ja partitë e vogla që u bashkuan për zgjedhjet e 25 prillit

Regjistrohet në KQZ koalicioni "Aleanca", ja partitë e vogla

Një tjetër koalicion është regjistruar në KQZ mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për koalicionin “Aleanca”, e cila përbëhet nga 6 parti.

Emrat:

-Aleanca Demokratike Shqiptare

-Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

-Aleanca e Reformave Demokratike

-Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane

-Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare

-Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

-PLPSH

Më herët u regjistrua edhe koalicioni AOKBEPEK.

Pjesë e këtij koalicioni është Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnit, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa.

Ndërkohë koalicioni i PD po mbahet peng nga Nard Ndoka që nuk është i kënaqur me ofertën e Bashës dhe akoma nuk e ka firmosur marrëveshjen. /Gazeta SHQIP

Regjistrohet në KQZ koalicioni "Aleanca", ja partitë e voglaRegjistrohet në KQZ koalicioni "Aleanca", ja partitë e vogla

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore