Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Krijimi i partive të reja/ Patozi: Thërrmimi i PD mund të dali për mirë

Krijimi i partive të reja/ Patozi: Thërrmimi i PD mund të dali

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ndërsa foli për krijimin e partive të reja, tha se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Open”, ai u shpreh se edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk i bëhet keq vendit”.

 Patozi hodhi akuza në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Bashës, si “përgjegjës për hemorragjinë në parti”

“Çështja e fragnmetarizimit të së djathtës nuk duhet ët ketë konotacion negativ se mbase mund të dali dhe më mirë. PD e ka këtë problem, se e djathta është e përfaqësuar me parti të tjera më të vogla. Edhe nëse PD thërrmohet fare, ndoshta nuk i bëhet keq vendit.

Fragmentarizimi mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Shkaqet dhe arsyet janë sepse, sidomos në 7 vitetet e fundit, për shkak të lidershipit të dobët të Lulzim Bashës, PD ka pësuar këtë, ka pasur hemorragji të tmerrshme. Sot jemi në një fazë të re, lidershipi i gabuar dhe i kompromentuar e ka sjelle këtë. Nuk ka asnjë problem që PD të fragmentarizohet, për Shqipërinë mund të jetë më mirë”, tha Patozi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore