Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kreu dy vrasjet e bujshme në 1997/ Rihapet gjykimi për ish-policin e deportuar nga SHBA (EMRI)

Kreu dy vrasjet e bujshme në 1997/ Rihapet gjykimi për ish-policin e

Pa kaluar shumë kohë nga vendimi i SHBA-së për të ekstraduar në Shqipëri ish-policin Tomor Çela, i akuzuar për një vrasje të dyfishtë, gjykata e kryeqytetit ka vendosur ta rikthejë çështjen për rigjykim.

Rihapja e shqyrtimit gjyqësor do të thotë se provat ndaj ish-policit do të rishikohen nga fillimi për një krim që ka ndodhur gjatë 1997 dhe që prej atëherë për dekadat në vazhdim ai ja doli mbanë të qëndronte i fshehur. 

Ish-polici Tomor Çela ju dorëzua Shqipërisë gjatë verës për të vuajtur dënimin e formës së prerë, pres 23 vitesh, për vrasjen me dashje të Elton Danit dhe Ledian Hoxhës. Por gjykata e kryeqytetit përmes këtij vendimi, që Top Channel disponon, e ka kthyer edhe njëherë në pikën zero procesin, duke gjykuar se 56-vjeçari nuk ka patur dijeni për procesin që po mbahej.

Në 10 shkurt 2014 Çela firmosi një shkresë nga Pensilvaia, duke caktuar njerëzit që do t’i mbronin interesat. Ai ia kaloi kompetencat vjehrrës argumenton gjykata.

Por, për gjyqësorin në Shqipëri shkresa e firmosur tek një noter amerikan nuk ishte e qartë sepse aty nuk përmendet mbrojtja me avokat. Ai është rigjykuar edhe një herë tjetër. Në seancën e parë të rigjykimit ishin të pranishëm  familjarët e viktimave dhe përballë tyre i akuzuari për vrasjen e të rinjve.

Tomor Çela ishte polic në kryeqytet dhe pesë muaj pasi e larguan nga detyra me një armë kallashnikov, që ishte e shërbimit dhe që nuk kishte dorëzuar, ai kreu krimin në debat e sipër. Dëshmitarët kanë thënë në proces se grindja kishte nisur tre ditë para krimit për dy mijë lekë të reja, që duhet të paguheshin për një derë automjeti të dëmtuar./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore