Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Krah për krah me Boris Johnson dhe Mitsotakis/ Rama nxjerr fotot nga Samiti i NATO-s

Krah për krah me Boris Johnson dhe Mitsotakis/ Rama nxjerr fotot nga Samiti

Sot kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Samitin e NATO-s në Bruksel.

Rama ka postuar edhe fotografi nga ky samit. Kreu i qeverisë shqiptare shfaqet në foto krah për krah me kryeministrin britanik Boris Johnson, por edhe me kreun e qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis.

Rama dhe Mitsotakis kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për ecurinë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat Mitsotakis ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Athinës.

Mitsotakis dhe Rama ranë dakord që të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët ne lidhje me përcaktimin e kufijve të zonave të tyre detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Kujtojmë se ky është Samiti i parë i NATO-s ku Biden merr pjesë si President i SHBA dhe ai pritet të adresojë çështjet për Kinën dhe Rusinë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore