Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

KQZ dhe Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi firmosin marrëveshjen: Politikanët mos përdorin gjuhën e urrejtjes!

KQZ dhe Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi firmosin

Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi,  Robert Gajda nënshkruan sot rekomandimet e përbashkëta, për parandalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore 2021.

Sipas rekomandimeve, partitë politike dhe kandidatët, apo njerëzit që punojnë për to, në fushatën e tyre, nuk duhet të përdorin apo mbështesin gjuhën e urrejtjes.

Po ashtu, partive politike në vend i rekomandohet që në listat e tyre, të pasqyrojnë një diversitet të njerëzve në shoqëri, në të gjitha nivelet.

 

Njoftimi: 

Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda nënshkruan sot rekomandimet e përbashkëta për parandalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rekomandojnë që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, në programet dhe fushatat e tyre, të refuzojnë, të përdorin apo të mbështesin një gjuhë e cila mund të arrijë të konsiderohet gjuhë urrejtje.

Subjektet zgjedhore duhet të refuzojnë, të përdorin gjuhë diskriminuese ose të propozojnë politika dhe ligje diskriminuese.

Rekomandohet që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, të trajtojnë me përgjegjshmëri dhe në mënyrë të drejtë temat e ndjeshme në lidhje me grupet e përcaktuara nga karakteristika të përbashkëta dhe personale të mbrojtura, për të shmangur stigmatizimin e tyre.

Gjithashtu, partitë politike duhet të marrin në konsideratë zbatimin e praktikave dhe politikave për të arritur në listat e tyre zgjedhore një përfaqësim i cili pasqyron diversitetin e njerëzve në shoqëri, në të gjitha nivelet, madje edhe në rastet kur mungon një detyrim i shprehur ligjor për ta bërë një gjë të tillë.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkojnë bashkëpunimine organeve mediatike për të refuzuar mbështetjen e partive politike apo kandidatëve që përdorin gjuhë urrejtjeje dhe diskriminuese.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore