Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kontrollonte një qytet të tërë/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali, drejtonte trafikun e drogës në... (EMRI)

Kontrollonte një qytet të tërë/ Arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzë për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se i arrestuar është Erion Hysanbelliu, i cili sipas policisë italiane, kontrollonte trafikun e drogës në zonën e Miranos. Ai ndiqej prej kohësh nga karabinierët, teksa furnizonte të varurit nga droga në këtë zonë.

Kur karabinierët patën sigurinë se brenda një prej apartamenteve po bëhej pazar droge, ata hynë në aksion. Prandaj kontrolli u zhvillua në shtëpinë e Hysenbelliut, gjatë të cilit shqiptari, duke besuar se kishte ende mundësi për shpëtim, tentoi të hiqte një pjesë të drogës, duke e hedhur mbështjellësin nga dritarja në kopshtin më poshtë.

Por karabinierët e vunë re gjestin dhe panë pakon teksa fluturonte nga dritarja. Poshtë banesës e gjetën pakon, e cila kishte ende 6 gramë kokainë. Ndërsa në banesë kishte gati një kile lëndë për prerje, si dhe peshore precize, material për paketimin e dozave dhe shumën prej 460 euro që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Hysenbelliu më pas u arrestua, ndërsa tuniziani që ishte me të dhe po blinte drogës, do të hetohet në gjendje të lirë. u akuzua në gjendje të lirë për të njëjtën hipotezë krimi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore