Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kontrollet në Fushë-Kuqe, gazetari: SPAK-u është vënë në lëvizje për Ervis Martinajn...

Kontrollet në Fushë-Kuqe, gazetari: SPAK-u është

Prokuroria e Posaçme (SPAK) është vënë në lëvizje për të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj, i cili prej disa muajsh rezulton i zhdukur.

Sipas gazetarit Eni Ferhati, kontrollet në banesën e Martinajt në Fushë-Kuqë, por edhe të personave të cilët kanë lidhje me të, u kryen me kërkesë të SPAK-ut dhe miratimit të gjykatës.

Ndër të tjera, ai u shpreh se kjo tregon indicie që çështja mund të hetohet nga vetë SPAK-u.

“Janë një sërë çështjesh të gamës së ndryshme, vetëm për korrupsionin po flas këtu, pa kaluar më pas te krimi i organizuar.

Padyshim, një nga operacionet më të suksesshme, jam pak i rezervuar kur them e suksseshme, është “Plumbi i Artë”, për shkak se nuk u arrit që  të arrestoheshin të gjithë personat e shpallur në kërkim.

SPAK duket që ka edhe një vënie në lëvizje për çështjen më të madhe gjatë vitit 2022, sa i takon zhdukjes së shtetasit Ervis Martinaj. Kontrollet e fundit në Fushë-Kuqe, në banesën e tij, por edhe personave të bashkëlidhur me të, janë pikërisht me kërkesë së Prokurorisë së Posaçme dhe miratim të gjykatës, e cila është një indicie që ndoshta kjo çështje mund të tërhiqet dhe mund të hetohet nga Prokuroria e Posaçme”, theksoi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore