Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kontrolle në banesën e Ramazan Rrajës dhe urdhër-arrest për Julian Meçen/ Cila është pikënisja e të gjithë konflikteve

Kontrolle në banesën e Ramazan Rrajës dhe urdhër-arrest

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme ndonëse zyrtarisht ky institucion nuk ka folur ende thonë se janë firmosur pesë urdhër arreste të gjithë për persona me rekorde dhe të përfshirë në krimin e organizuar.

I pari prej tyre i arrestuar është Akil Nerjaku të cili i është zhvilluar edhe kontroll në banesën e tij dhe në disa banesa ku mendohej se qëndronte gjithashtu janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Prokuroria e Posaçme deri tani ka vendosur të mos reagojë me këtë aksion që është zhvilluar paralelisht në fshatin Nikël të Krujës aty ku është kontrolluar banesa e Ramazan Rrajës, nipit të deputeti socialist Rrahman Rraja”, raportoi gazetarja, ndërsa shtoi: “Tri ditë më parë në policinë  e Krujës ka mbërritur një urdhër shoqërimi i detyrueshëm të firmosur nga SPAK për Ramazan Rrajën. Fillimisht policia e Krujës ka shkuar në banesën e nipit të deputetit socialist, por nuk e ka gjetur.




Duke qenë se urdhri ishte vetëm për shoqërimin e detyrueshëm dhe nuk mund të largohej banesa ato janë larguar. Dhe kanë informuar SPAK se shtetasi Ramazan Rraja nuk gjendej në banesë dhe më pas Prokuroria e Posaçme i është drejtuar gjykatës duke firmosur të paktën pesë urdhër arreste dhe kontrolle të banesave. Deri më tani aksioni është mbajtur Top Sekret dhe nuk ka pasur detaje nga Prokuroria e Posacme, por ky hetim ka derivuar nga hetimi i çelur në vitin 2009 kur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoji i mbijetoi atentatin bashkë me mikun e tij Aleksandër Laho dhe mbeti i vrarë Andi Maloku.

Më pas Prokuroria e Posaçme arrestoi dhe vuri nën akuzë Redjan Rrajën nipin tjetër socialist që është duke u gjykuar nga gjykata e posaçme për atentatin e mbikalimit të Shkozetit. Gjithashtu u arrestua edhe Arjol Halilaj si bashkëpunëtor kryesor i Redjan Rrajës. Rezultonte se atentati ishte lidhje me një atentat të mirë-organizuar që i ishte bërë ish-kreut të bandës së Durrësit Plarent Dervishaj, por ai mbijetoi bashkë me njerëzit e tij.

Dyshimet bini që mund të kishte lidhje direkte dhe indirekte Aleksandër Laho ndonëse nuk u ngrit akuzë zyrtare dhe kjo mendohet të jetë edhe pikënisja e konflikteve mes palëve dhe duhet thënë se përplasja më e madhe e tyre është tjetërsimi i pronave. Të dhëna të reja kanë zbuluar ngjarje të tjera kriminale”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore