
Kontrast/ Bordi vijon të “thyejë rekorde” në Shqipëri, nafta pëson rënie në tregun ndërkombëtar (Shifra)
Ndërkohë që në Shqipëri Bordi i Transparencës, ka vendosur ditën e djeshme çmimin e ri, ku nafta kapi shifrën rekord prej 265 lekë te reja, në bursën e tregjeve ndërkombëtare, lënda djegëse ka pësuar rënie.
Tregjet ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror raportojnë se çmimet e karburanteve kanë rënë. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, nafta e papërpunuar “Brent” ka rënë nga 130 dollarë që ishte, në 113 dollarë për fuçi.
Nafta “Brent” e njohur dhe si “Brent Blend”, “London Brent” dhe “Brent Petroleum” është standardi kryesor i çmimeve globale për naftën bruto. Ajo përdoret për të vendosur çmimin e dy të tretave të furnizimeve të naftës së papërpunuar të tregtuar ndërkombëtarisht në botë.
Në bursën europiane çmimi për fuçi ka rënë përsëri, pas disa ditëve rritje galopante. Dje çmimi për fuçi në bursë ishte 130 dollarë, ndërkohë siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, sot çmimi ka rënë me 6.7%, duke u shitur me 113 dollarë për fuçi.









Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Ulet nafta/ Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do kushtojnë karburantet n...
Historia e plotë >
VIDEO/ Policia nxjerr “tmerrin” e shoferëve në rrugë, ata që s’respektojnë këmbësorët në vizat e bardha e pësojnë keq

Vala e re e pandemisë në vjeshtë? Ekspertët hapin alarmin, jemi drejt rikthimit të ...

Polemikat për provimin e biologjisë/ Publikohen rezultatet: 59 maturantë ekselentë, ja sa ngelësa janë
Aktualitet




